Sonte luhet finalja e turneut tradicional në futsal, “Juventus Serava”

Pritjes po i vjen fundi dhe tifozët e dashamirët e futsallit do të shohin sonte finalen e madhe të edicionit të pestë të turneut “Juventus Serava.

Finalja mes ekipeve të Vuli Dizajn dhe “8A8 Kosova” pritet të jetë emocionuese, me dy ekipet që do të ndeshen në Palestrën “Enver Idrizi” në lagjen Seravë të Shkupi, me fillim nga ora 20:00.

Kësaj finale do i paraprijë ndeshja midis Veteranëve të Shkupit dhe atyre të Bukoviçit (19:00), si dhe një program i laramanishëm, ku përveç prezantimit të mysafirëve dhe sponzorëve që kanë nderuar këtë turne, orrganizatori i këtij turneu për publikun prezent të palestër ka përgatitur shumë befasi.

Andaj mos mungo, bëhu edhe ti pjesë e këtij spektakli, në të cilin në parket pritet të shkëlqejnë aktualisht lojtarët më të mirë të futsalit nga Maqedonia dhe Kosova. (infOSport.mk)

Leave a Reply