Braziliani Kaina Nunes do të largohet nga Tirana gjatë merkatos së janarit. Sulmuesi do të shitet në Kore të Jugut te skuadra e Chungnam Asan FC.
Sipas “Supersport” bëhet me dije se drejtuesit e skuadrës nga kryeqendra shqiptare kanë arritur marrëveshje me skuadrën jugkoreane për shitjen e 26-vjeçarit, me “bardheblutë” që do të mbushin arkat nga kjo shitje.
Nga ky operacion, Tirana pritet të përfitojë 75 mijë euro. Kujtojmë braziliani gjatë këtij sezoni me fanellën e Tiranës ka zhvilluar 16 ndeshje, duke realizuar 4 gola.
Nunes në Shqipëri ka luajtur edhe me Vllazninë, Kastriotin dhe Besën e Kavajës.