Një ngjarje e rëndë u regjistrua në Ekuador! Jair Lemos, një lojtar 23-vjeçar, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e ekipit të Barcelona de Guajaquil, u vra në orët e para të mëngjesit.
Dy persona me motoçikletë e kanë qëlluar atë në qendër dhe deri më tani nuk ka asnjë informacion për motivin e vrasjes.
Por kjo nuk është vrasja e parë që futbolli ekuadorian ka përjetuar ditët e fundit, pasi të dielën e kaluar Fabian Villamar, ish-presidenti i klubit Fuerza Amarilla, përjetoi diçka të ngjashme kur hyri në një kishë ungjillore.
Ndërkohë në nëntor të vitit të kaluar, dy tifozë të Emelec u vranë në orët para ndeshjes kundër Barcelonës në Guayaquil. (panorama.al)