Voska Sport njofton se ka arritur marrëveshje me brazilianin Andre Mensalao, i cili te skuadra shqiptare nga Ohri vjen nga skuadra armene e West Armenia.
Mensalao është një emër i njohur edhe për futbollin tonë vendor, pasi i njëjti në vitin 2022 mbronte ngjyrat e Shkëndijës.
Ndryshe, bëhet fjalë për një mesfushor qendre, por që luan edhe në pozitën e mesfushorit ofensiv dhe mesfushorit të majtë.
Karrierën e kishte nisur në vendlindjen e tij në Brazil, ndërsa aventura e tij e parë europiane ishte Armenia, aty ku edhe ka kaluar më shumë kohë, duke veshur fanellën e skuadrave të Lori Vanadzor, FC Sevan, Pyunik Yerevan dhe së fundmi West Armenia.
Ai gjithashtu kishte provuar veten edhe në elitën e futbollit qipriot, duke veshur fanellën e Etnikos për gjatë vitit të kaluar.
Mensalao është emri i dytë që i bashkohet skuadrës së Voska Sport në këtë merkato janari, pasi dje drejtuesit e kësaj skuadre prezantuan boshnjakun, Petar Bojo. (infOSport.mk)