Tre largime brenda ditës te Besa e Dobërdollit!!

Pas dy transferimeve të realizuara, vijnë edhe largimet e para nga tabori i skuadrës kampione të vjeshtës në Ligën e Dytë unike, Besa e Dobërdollit.

Drejtuesit e kësaj skuadre përmes faqes së tyre zyrtare kanë njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit me qendërmbrojtësin Berat Ismail, si dhe dy sulmuesit, Kristijan Ivanovski dhe Lavdrim Skenderi.

Ky i fundit është një emër i njohur në futbollin vendor, pasi pjesën më të madhe të karrierës së tij e ka kaluar te Renova, ndërsa gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e dy skuadrave tjera nga Pollogu, Gostivarit dhe Teteksit.

Një periudhë 6 mujore gjatë vitit 2017, Skenderi kishte provuar veten edhe te Ferizaji, ndërsa vlen të theksohet se pjesë e skuadrës nga Dobërdolli është që nga vera e vitit 2022.

Me siguri pas këtyre largimeve, ditëve në vijim Besa e Dobërdollit do të sjellë lojtar të rinj, të cilët do i shërbejnë trajnerit Aleksandar Tanevski për pjesën pranverore, aty ku skuadra nga Dobërdolli do të tentojë të ruajë pozitën e parë në tabelë dhe të shkruaj historinë, duke u inkuadruar në Ligën e Parë. (infOSport.mk)

Leave a Reply