Struga Trim Lum gjatë ditës së sotme në mënyrë të veçantë prezantoi talentin kërçovarë, Shaban Zenku, i cili si futbollistë është krijuar te shkolla e skuadrës së njohur gjermane të Borusia Menhengladbah.
Ai plotë 4 vite ishte pjesë e Akademisë së Borusia Menhengladbah, duke arritur deri te gjenerata U19-të, dhe kur pritej bashkimi i tij me ekipin e parë, një dëmtim i natyrës më të rëndë, kishte bërë që ai të pauzojë për një kohë, mirëpo që dëshira e madhe për futbollin bënë që ai të rikthehet edhe më i fortë, ndërsa edhe përkundër ofertave të shumta që kishte, ai zgjodhi ekipin kampion të Struga Trim Lum.
Shaban Zenku vlen të përmendet se është një ndër futbollistët e rrallë shqiptarë që ka provuar veten të luaj me tre përfaqësuese, edhe atë me Kosovën, Shqipërinë dhe së fundmi edhe me Maqedoninë, duke zhvilluar 7 ndeshje me gjeneratën U19, ku edhe ka realizuar 3 gola, ndërsa i njëjti tashmë pret edhe një ftesë nga përfaqësuesja U21 e Dragan Kanatllarovskit.
Me 19-vjeçarin Zenku, Struga Trim Lum ka nënshkruar kontratë deri qershorin e vitit 2027-të.