Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, u ka premtuar lojtarëve të tij premio, nëse ata mundin Barcelonën në finalen e Superkupës të dielën.
Sipas mediumit spanjoll “Sport”, Perez është zotuar të japë katër milionë euro për lojtarët dhe stafin – gjysma e asaj që skuadra do të merrte nga Federata e Futbollit e Spanjës për pjesëmarrje.
Barça dhe Real Madridi u takuan në finalen e vitit të kaluar, ku “Blaugranët” triumfuan me shifrat 3:1.
Ançelotti ka pasë shumë fat kohët e fundit, duke fituar dy “El Clasicot” e fundit, dhe ata do të shpresojnë ta bëjnë atë një hat-trick.
Menaxheri i Barcelonës, Çavi mbështeti skuadrën e tij për të mbrojtur titullin e Superkupës.
“Unë mendoj se në ‘El Clasico’ e ligës, ne dominuam pjesën më të madhe të ndeshjes. Mund ta krahasoj atë me finalen e sezonit të kaluar. Mendoj se ne mund t’i dominojmë ata dhe të fitojmë”, ka thënë Çavi.
Ndeshja mes Real Madridit dhe Barcelonës do të zhvillohet të dielën, duke filluar nga ora 20:00.