Nijaz Jusufi i Vardarit gati për të firmosur me Dinamon e Tiranës

Nijaz Jusufi është në rrugë të mirë për të firmosur kontratën e parë profesionale jashtë vendit. 20 vjeçari mga fshati Bukoviq i Shkupit, së fundmi ishte pjesë e Vardarit, me të cilën skuadër edicionin e kaluar arritën të rikthehen në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, shkruan “infOSport.mk”.

Jusufi ishte një ndër më meritorët për këtë sukses të skuadrës “kuqezi” nga Shkupi, mirëpo me inkuadrimin në Ligën e Parë, gjërat për të ndryshuan.

Për më tepër ndoshta ndikoi edhe afrimi i trajnerit të ri, Aleksandar Vasoski, i cili nuk është se i dha edhe shumë hapësira talentit shkupjan, që zhvilloi vetëm 7 ndeshje në pjesën e parë të sezonit aktual, ku edhe realizoi një super gol me Sileksin në Kratovë.

Tashmë Jusufi ndodhet te Dinamo City, me të cilën skuadër ka zhvilluar edhe një miqësore kundër Elbasanit, në të cilën madje kishte shënuar, duke konfirmuar cilësitë e tij të larta që posedon.

Mbetet që i njëjti të kompletojë dokumetacionin e duhur dhe të firmos kontratë me skuadrën e Superligës shqiptare, aty ku rolin e Drejtorit Sportiv e luan një tjetër shkupjan, Haris Fakiq.

Vlen të theksohet se Dinamo ishte shumë aktive në këtë merkato, duke sjellë disa lojtarë shumë cilësor, si Jorgo Meksi, Stivian Janku, Kilian Çuni dhe futbollistin nga Bregu i Fildishtë, Mory Bamba, i cili karrierën e tij e kishte zhvilluar në Itali, duke qenë fillimisht pjesë e akademisë së Romës dhe më pas edhe pjesë e skuadrës së Livornos. (infOSport.mk)

Leave a Reply