Voska Sport edhe zyrtarisht ka nisur përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit në elitën e futbollit vendor, aty ku kjo skuadër debutoi për herë të parë këtë edicion.
Trajneri Miljan Radoviç para futbollistëve shpalosi planprogramin, ndërsa bashkë me numrin një të skuadrës, Nefi Useinin, që të gjithëve ju uruan një gjysëmsezon të mbarë, në të cilin skuadra do të tentojë të bëjë më të mirën.
Me shumë gjasa ata nuk do të lëvizin nga shtëpia e tyre dhe fazën e përgatitjeve do ta zhvillojnë në Ohër.
Në kuadër të fazës së parë, trajneri Miljan Radoviç ka paraparë stërvitje më të lehta, duke shtuar këtu edhe pjesën e palestrës, ndërsa faza e dytë do të përfshijë zhvillimin e ndeshjeve kontrolluese, përmes të cilave trajneri malazez do të njihet me formën e lojtarëve të tij.
Kujtojmë, Voska Sport stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e 9-të me 20 pikë, po aq sa ka edhe AP Brera në pozitën e tetë. (infOSport.mk)