Paraqitjet e shkëlqyeshme me skuadrën e Rabotniçkit dhe përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut, bashkë me titujt e sukseset ekipore, kanë sjellë edhe vlerësime individuale për volejbollisten tetovare, Erjona Jonuzi.
Fituese e shumëfishtë e kampionatit dhe Kupës së vendit, e shkëlqyeshme edhe në fanellën e përfaqësueses, Erjona është pritur në Agjencinë për Rini dhe Sport nga ana e drejtorit, Naumçe Mojsovski, ku mes tjerash është nderuar edhe me një mirënjohje, si vlerësim për rezultatet e arritura.
“Erjona Jonuzi është e ardhmja e volejbollit!
Në karrierën e saj profesionale 12-vjeçare, ajo ka shënuar suksese dhe rezultate të shkëlqyera:
7 herë kampione e Kupën e RMV-së
7 herë kampione në Ligën e Volejbollit në Maqedoni!
6 herë e shpallur si teknike e vitit
MVP në garat evropiane me perfaqësuesen e volejbollit të Maqedonisë në ndeshjen kundër Letonisë!
Erjona është e vetmja që fitoi titullin MVP në garat evropiane, duke qenë lojtarja më e mirë në ndeshje, edhe pse Maqedonia pësoi humbje!
Jemi krenar që në emër të Agjencisë për Rini dhe Sport i ndajmë MIRËNJOHJE për kontributin e jashtëzakonshëm në volejbollin e Maqedonisë!
I urojmë edhe sa më shumë suksese dhe mirënjohje”, thuhet në postimin e Agjencisë për Rini dhe Sport në emër të drejtorit, Naumçe Mojsovski.