Në Gjermani sot fillon Kampionati Evropian i hendbollit në konkurrencë të meshkujve. 24 ekipe kombëtare të Evropës kërkojnë titullin e kampionit në ngjarjen që përmbyllet më 28 janar.
“EURO 2024” në hendboll do të hapet me përballjen mes Maqedonisë së Veriut dhe Francës dhe e njëjta do të zhvillohet në Dyzeldorf me fillim në ora 18:00.
Përfaqësuesja e Maqedonisë, përveç Francës, në grup ka edhe vendin organizator Gjermaninë, si dhe Zvicrën.
Nisur nga këto emra, të besuarit e trajnerit Kiril Lazarov do të kenë një mision të vështirë për tu renditur në pozitën e dytë të grupit “A”.
Dy ekipet e para kombëtare kalojnë në fazën e dytë të garave. Ndeshja e parë mes Maqedonisë së Veriut dhe Francës, do të luhet në stadium futbolli me kapacitet prej 52 mijë ulëseve dhe kjo do të jetë hera e parë që një ndeshje e evropianit të hendbollit do të luhet në stadium.
Hendbollistët më të mirë të vendit paraqitjen e parë në një evropian e kishin në europianin e vitit 1998 në Itali dhe nga ajo kohë këta nuk kanë luajtur vetëm në një evropian.
Para dy viteve në Hungari dhe Sllovaki, kishin renditjen më të dobët nga 24 kombëtare, duke u renditur në pozitën e 22-të.
Organziatorët e evropianit të hendbollit “Gjermania 2024”, paralajmërojnë se do kenë një shikueshmëri rekorde, ndërsa rekordi i deritanishëm i shikueshmërisë të një ndeshje hendbolli daton nga 6 shtatori 2014.
Ndeshja e Bundesligës midis Rajn Nekar Lver dhe HSV Hambgur, e zhvilluar në “Frankfurt Arena”, ishe ndjekur nga më shumë se 44 mijë shikues.
Maqedonia e Veriut, vetëm ndeshjen e parë do ta luajë në Dyzeldorf dhe më pas do të transferohet në Berlin, ku do të përballet me Gjermaninë dhe Zvicrën.