Jeton Beqiri sjellë të preferuarin e tij te Shkëndija!

Aleksandër Trumçi do jetë lojtari më i ri i Shkëndijës, raporton Open-TV. Për mbrojtësin shkodran gjatë verës së kaluar interesohej edhe skuadra e Partizanit.

Me shumë gjasa klubi tetovar ka paguar te klubi i Bylisit për kartonin e Trumçit. Mbrojtësi i djathtë është nën kontratë me ballshiotët, pjesë e të cilëve u bë nga shtatori i vitit 2020.

Partizani e shihte si zëvendësuesin e Andi Hadrojit në krahun e djathtë të mbrojtjes, mirëpo pavarësisht këtij fakti, Shkëndija ka arritur të fitojë në garën për shërbimet e 23-vjeçarit, i cili gjatë këtij sezoni regjistroi 15 paraqitje dhe 1 gol të shënuar në Kategorinë e Parë shqiptare, aty ku gjjthsej numëron 43 paraqitje, po aq sa ka edhe në kuadër të ndeshjeve të Superligës së Shqipërisë. (infOSport.mk)

Leave a Reply