Skuadra e Gostivarit ka bërë një super përforcim në rradhët e veta, duke sjellë një portier kampion.
Bëhet fjalë për Erten Ersu, i cili te Gostivari vjen nga rradhët e Gaziantep FK, ndërsa i njëjti është prodhim i shkollës së futbollit të Fenerbahçes, me të cilën skuadër në vitin 2014 ishte shpallur kampion, ndërsa në vitet 2012 dhe 2013, kishte fituar Kupën e Turqisë.
Ersu këtë edicion nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje me fanellën e Gaziantep FK në Superligën turke, aty ku numëron vetëm 4 paraqitje, edhe atë dy me skuadrën e tij aktuale dhe dy me skuadrën e Konyaspor.
Ersu te Gostivari pritet të luftojë me Amir Jashar, për një vend titullari, edhe pse të dhënat statistikore nuk e nxjerrin shumë në epërsi gardianin 29-vjeçar.