FC Shkupi gjatë ditës së sotme njoftoi për 4 largime, ndërsa në horizont është si duket edhe një largim tjetër. Fjala është për Aleks Zlatkov, i cili në vend që ti ishte prezent në grumbullimin e parë të skuadrs nga Çairi, ai një gjë të tillë bëri me skuadrën e Makedonija Gj.P., njofton “infOSport.mk”.
Zlatkov shihet edhe në foto, të publikuara nga ana e klubit të Makedonija GJ.P në rrjetin social në “facebook”.
21-vjeçari Zlatkov skuadrës së FC Shkupit iu bashkua verën e vitit 2022, kur erdhi nga skuadra sllovene e NK Trigllav, mirëpo i njëjti nuk arriti që të vie në shprehje, ndoshta edhe për shkak konkurrencës së madhe që kishte te skuadra “bardheblu”.
Zlatkov me fanellën e FC Shkupit ka zhvilluar vetëm 17 ndeshje, 4 prej të cilëve në gjysmësezonin e parë.
Zlatkov, i cili me përfaqësuesen shpresa të vendit numëron 6 paraqitje, te Makedonija Gj.P, shpreson të ketë hapësira më shumë dhe të dëshmojë cilësitë e tij prej fantazistit. (infOSport.mk)