Nga 20 janari kampionët e Struga Trim Lum zhvendosen në Antalia të Turqisë

Struga Trim Lum sot edhe zyrtarisht ka startuar me përgatitjet për stinorin pranveror. Në formacion jo të plotë, mirëpo që i njëjti pritet të sistemohet shumë shpejtë ditëve në vijim, skuadra strugane sot nën drejtimin e trajnerit Shpëtim Duro, zhvilloi seancën e parë stërvitore.

E njëjta u zhvillua në Strugë, aty ku kjo skuadër do të qëndrojë deri më datë 19 janar, ndërsa nga 20 janari deri me datë 03 shkurt do të zhvendosen në Antalia të Turqisë, aty ku do të zhvillojnë edhe fazën kryesore të përgatitjeve.

Në tokën turke, ekipi ka planifikuar të zhvillojë edhe 4 ndeshje kontrolluese, me kundërshtarë të huaj.

Fazën e fundit para startit të sezonit pranveror do ta zhvillojnë sërish në Strugë, aty ku kjo skuadër do të rikthehet me datë 4 shkurt, ndërsa mes datës 09-10 do të zhvillojnë edhe ndeshjen gjenerale.

Në grumbullimin e parë të skuadrës në vitin 2024, prezent ishte edhe presidenti Arbtrim Qyra si dhe Drejtori Sportiv, Besart Isaku. (infOSport.mk)

Leave a Reply