Anëtari i Kombëtares shqiptare, shkupjani Jasir Asani, për vizitë te një ndër skuadrat më të njohura shqiptare të viteve të 90-ta, Shkëndija e Haraçinës, aty ku u mirëprit nga legjenda e këtij klubi, Hevzi Aliu, shkruan “infOSport.mk”.
Kujtojmë, haraçinasit të ndihmuar edhe nga mërgata e këtij fshati me zemër të madhe, janë riorganizuar së fundmi, ndërsa aktualisht bëjnë pjesë në Ligën e Tretë Veri, aty ku stinorin vjeshtorë e mbyllën në pozitën e dytë me 33 pikë, vetëm një më pak se lideri Kumanovo.
Vizita e një ndër futbollistëve më të mirë të kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani, me siguri që do të jetë një stimul plus për këtë skuadër, që në verë të punojnë edhe më shumë dhe Shkëndija e Haraçinës, sërish të rikthehet në Ligën e Dytë, aty ku kjo skuadër viteve të 90-ta kishte fjalën kryesore, mirëpo regjimi i atëhershëm bëri që kjo skuadër asnjëherë të mos promovohet në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.
Suksesi i tyre më i madh i atëhershëm, ishte kualifikimi në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë. (infOSport.mk)