Ibishi i thotë po FC Shkupit, bashkë deri verën e vitit 2025

Xhemal Ibishi mund të konsiderohet tashmë një futbollistë i ri i FC Shkupit. Sulmuesi shkupjan, i cili së fundmi ishte pjesë e Tikveshit, siç mëson ekskluzivisht “infOSport.mk” me skuadrën nga Çairi ka nënshkruar kontratë deri verën e vitit 2025, ndërsa prezantimi i tij pritet të ndodh ditëve në vijim.

Ai edhe pse kishte kontratë me Tikveshin deri verën e këtij viti, të njëjtën e kishte shkëputur, kjo për shkak dëshirës së madhe për të veshur fanellën “bardheblu” të FC Shkupit.

Është kjo goditja e parë për skuadrën nënkampione të vjeshtës, që pak më parë përmes faqes zyrtare kishte njoftuar për largimin e katër futbollistëve.

Ibishi, te FC Shkupi vjen si zëvendësim për Luan Abazin, i cili pas huazimit 6 mujor rikthehet te skuadra zvicerane e Will 1900.

I njëjti nuk arriti të shpalos potencialin e tij me fanellën e FC Shkupit, për të cilën skuadër gjatë pjesës së parë të sezonit aktual, zhvilloi vetëm 8 ndeshje, duke realizuar 1 gol.

Përveç tij, nga rradhët e FC Shkupit u larguan edhe dy brazilianët, Niltinjo dhe Kueven, si dhe boshnjaku, Hoxhiç. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply