Artan Iljazi përfiton në konkurrencë, FC Shkupi rikthen ish kapitenin, Naumovski

FC Shkupi ka bërë të ditur se ka rikthyer në rradhët e veta ish kapitenin, Kristijan Naumovski. Gardiani shkupjan rikthehet kështu në Çair pas vetëm 6 muajve aventurë te skuadra e Brunei DPMM FC, që ishte në pronësi të Prince Al-Muhtadee Billah.

Me skuadrën nga Brunei, Naumovski regjistroi 18 paraqitje, ndërsa dëshira e tij për tu rikthyer te FC Shkupi, ishte vendimtare.

Është kjo hera e dytë, që Naumovski do të veshë fanellën e skuadrës nga Çairi, pjesë e së cilës skuadër ishte për tre vite, nga qershori i vitit 2020, deri qershorin e vitit 2023, kur vendosi të largohet drejt Bruneit.

Naumovski në përgjithësi ka bërë karrierë ndërkombëtare, ndërsa në futbollin vendor, i njëjti ka luajtur edhe për Rabotniçkin, nga shkolla e së cilës skuadër edhe kishte dalur.

Në Ligën e Parë të Maqedonisë, numëron plotë 83 ndeshje, ndërsa me fanellën e FC Shkupit, i njëjti është paraqitur në 96 ndeshje, përfshirë këtu edhe ndeshjet në arenën ndërkombëtare.

Kujtojmë, gjatë ditës së sotme nga tabori i skuadrës shkupjane u larguan 4 futollistë, Niltinjo, Kueven, Hoxhiç dhe Abazi, ndërsa informacione të sigurta pranë “infOSport.mk”, bëjnë me dije se FC Shkupi tashmë ka bërë për vete edhe sulmuesin shkupjan, Xhemal Ibishin, i cili pritet që të promovohet ditëve në vijim. (infOSport.mk)

Leave a Reply