Beshiktashi i Rashicës e nis me disfatë vitin 2024(VIDEO)

Beshiktashi e ka filluar me humbje vitin 2024. “Shqiponjat e Zeza” nga Stambolli u përballen në shtëpi me Kasimpashan, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 18-të në Superligën turke, njofton “infOSport.mk”.

Miqtë shënuan fitore 3:1, ndërsa falë golit të Nuno Da Costa, 4 minuta para fundit të pjesës së parë, kaluan në avantazh.

Në minutën e dytë të kohës shtesë gjatë pjesës së parë, Beshiktashi arriti që të barazojë shifrat në 1:1, falë golit të shënuar nga ana e 18-vjeçarit, Semih Kilicsoy.

Ishte pikërisht shqiptari Milot Rashica, që asistoi në golin e barazimit të Beshiktashit, skuadër kjo që dështoi në pjesën e dytë.

Da Costa ishte futbollisti që morri sërish vëmendjen e këtij takimi, duke shënuar edhe dy gola të tjerë dhe duke luajtur rolin e heroit te skuadra e Kasimpasha, që me këtë fitore renditet në pozitën e 8-të me 26 pikë, 3 më pak se Beshiktashi që mban pozitën e 6-të. (infOSport.mk)

Leave a Reply