Erdhi me shumë bujë, por largohet vetëm pas 6 muajve nga Shkëndija

Mbrojtësi kosovar Ardian Limani nuk është më pjesë e Shkëndijës, pasi klubi dhe lojtari kanë shkëputur marrëveshjen me konsesus.

Një gjë të tillë kanë konfirmuar nga klubi tetovar përmes faqes zyrtare.

Ky largim vjen në mënyrë të papritur, nëse kemi në konsideratë se Limani gjatë stinorit vjeshtorë ishte një ndër futbollistët më standard te skuadra “kuqezi”.

Ai u paraqit titullarë në të gjitha 18 ndeshjet, duke kaluar në terren plotë 1531 minuta.

Limani te Shkëndija erdhi verën e vitit të kaluar nga skuadra e Dritës së Gjilanit, me të cilën skuadër dy herë ishte shpallur kampion i Kosovës.

Ndryshe, i njëjti në Kosovë kishte luajtur edhe me fanellën e Feronikelit, me të cilën skuadër gjithashtu ishte shpallur kampion, ndërsa mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm, një rikthim në vendlindje, te Drita e Gjilanit, apo sërish jashtë kufijve të Kosovës. (infOSport.mk)

Leave a Reply