Me “bombat” e Jasir Asanit, UEFA paralajmëron kundërshtarët e Shqipërisë në Euro 2024

Shtëpia më e madhe e futbollit europian, UEFA, përmes njërës prej faqeve në rrjetet sociale, ka vazhduar të rikujtoj supergolat e shkupjanit, Jasir Asani, me fanellën e kmbëtares shqiptare në kuadër të ciklit eliminatorë për kualifikim në Euro 2024.

Shqipëria e mbylli si e para grupin “E” eliminatorë, duke u kualifikuar kështu për herë të dytë në histori në një event të rëndësishëm futbollistik, pas atij në vitin 2016, ndërsa pa dyshim se këtë herë një nga më meritorët për këtë sukses, ishte sulmuesi i krahut, Jasir Asani.

Shkupjani kishte realizuar disa gola të jashtëzakonshëm nga distanca e që edhe sot vazhdohen të kujtohen nga institucioni më i lartë i futbollit europian.

Faqja “UEFA Euro 2024” ka publikuar eurogolin e Jasir Asanit realizuar kundër Polonisë, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, në të cilën ndeshje në fund Shqipëria kishte regjistruar fitore 2:0.

Jasir Asani lansoi një goditje të fuqishme nga krahu i djathtë duke lënë pa gjasa portierin e Polonisë, Szczesnyn për të intervenuar.

Gol të ngjashëm Asani i kishte shënuar edhe Moldavisë në kuadër të ciklit të fundit eliminatorë. (infOSport.mk)

Leave a Reply