FC Voska Sport përmes faqes së saj zyrtare ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me konsensus me dyshen e trajnerëve Besmir Osmani dhe Besnik Sadiku, përcjellë “infOSport.mk”.
Që të dy ishin pjesë e stafit teknik të trajnerit Miljan Radoviç, por edhe të ish trajnerit Berat Imeri, kur së bashku kishin shkruar historinë, duke u inkuadruar në Ligën e Parë.
Besmir Osmani luante rolin e asistentit të parë të strategut malazez, derisa Besniku rolin e trajnerit të portierëve.
Kujtojmë, ditë më parë FC Voska Sport njoftoi për ndërprerjen e bashkëpunimit edhe me plotë 6 futbollistë, si Hadis Velii, Fatih Ismaili, Besar Iseni, Aleksandar Gjorgjieski, Bujar Hajdari dhe Sikiru Olatubosun. (infOSport.mk)