Voska Sport përmes faqes së saj zyrtare ka njoftuar për mbylljen e bashkëpunimit me plotë 6 futbollistë, përcjellë “infOSport.mk”. Fjala është për portierin Hadis Velii, si dhe futbollistët, Fatih Ismaili, Besar Iseni, Aleksandar Gjorgjieski, Bujar Hajdari dhe Sikiru Olatunbosun.
Që të gjithë këta futbollistë janë të lirë për të kërkuar mjedis të ri, ndërsa me siguri se këto emra do të zëvendësohem me lojtarë të rinj nga ana e drejtuesve të Voska Sport, që për synim kanë mbijetesën në elitën e futbollit vendor, aty ku debutuan këtë edicion.
Pas 18 xhirove të para, Voska Sport u rendit në pozitën e 9-të me 20 pikë, ashtu që me disa përforcime të qëlluara kjo skuadër nuk do të duhet ta diskutojë mbijetesën gjatë stinorit pranveror. (infOSport.mk)