Sabit Bilalli një futbollistë i lirë, ndahet me Partizanin e Tiranës

Partizani ka ndërprerë bashkëpunimin me 26-vjeçarin, Sabit Bilali. Ish mesfushori i Shkëndijës dhe Shkupit, skuadrës nga kryeqendra shqiptare iu bashkua janarin e këtij viti, ndërsa edhe pse kishte kontratë të vlefshme deri në fundin e këtij sezoni, ai vendosi që të largohet nga kjo skuadër.

Arsyeja kryesore me shumë gjasa janë minutat e pakta të kaluara në fushë.

Bilalli me Partizanin këtë edicion është paraqitur në vetëm 9 ndeshje, duke kaluar në fushë gjithsej 267 minuta.

Ai te Partizani u transferua nga rradhët e Shkëndijës, ndërsa si i ri kishte nisur me Renovën. Në futbollin tonë vendor, i njëjti kishte provuar veten edhe me Gostivarin dhe dy skuadrat shkupjane, Makedonija GJ.P dhe FC Shkupi, ndërsa gjithashtu kishte bërë karrierë edhe në Gjermani dhe Kroaci.

 

Leave a Reply