FC Struga kundër “European SuperLeague”

Skuadra kampione e vendit, Struga Trim Lum ka dalë me një deklaratë zyrtare në lidhje me Superligën Evropiane.

Gjykata e Lartë e BE-së vendosi sot se UEFA dhe FIFA kishin vepruar në mënyrë antiligjore, kur kishin bllokuar krijimin e një lige të tillë.

Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare, nga tabori i FC Struga Trim Lum theksojnë se janë kundër krijimit të Superligës.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Struga Trim Lum:

“Fc Struga Trim Lum duke parë ngjarjet e fundit në botën e futbollit, shpreh qëndrimin e saj se progresi i futbollit në përgjithësi dhe sidomos mbarëvajtja e zhvillimi i klubeve të këtij sporti, varen kryekëput nga bashkëpunimi me Shoqatën Europiane të Klubeve dhe sigurisht me UEFA-n dhe FIFA-n.

Në këtë kontekst, sado e vogël për nga rëndësia, neve si klub nuk e mbështesim vendimin e Gjykatës Europiane të Drejtësisë, i cili me pak fjalë nuk merr parasysh kundërshtimin ndaj ligave që nuk janë nën ombrellën e institucioneve të futbollit në rang kontinenti dhe global, që janë UEFA dhe FIFA.

Nuk mbështesim vendimin që i jep rrugë një lige kaq të përfolur në botën e futbollit, si “European Super League”.

Më poshtë në gjuhën angleze mund të lexoni qëndrimin e Shoqatës Europiane të Klubeve”, pjesë e së cilës jemi edhe ne:

 

Leave a Reply