Si duket po merr fund “telenovela”, sa i përket trajnerit të ri të përfaqësueses së Kosovës në futboll. Sipas asaj që raporton “Futbolli Kosovar”, Federata e Futbollit të Kosovës ka arritur marrëveshjen me trajnerin e njohur gjerman, Andre Breitenreiter.
Ky i fundit është shpallur kampion me Cyrih në kampionatin zvicerian, ndërsa në të kaluarën ka drejtuar ekipe të njohura si Schalke, Paderborn, Hannorver, Hoffenheim.
Palët thuhet se kanë arritur marrëveshje dhe se ditëve në vijim pritet zyrtarizimi i tij në krye të përfaqësueses së Kosovës.