Idriz Batha prezantohet te skuadra e tij e re

Idriz Batha edhe zyrtarisht është një futbollist i ri i Flamurtarit. Lajmin e konfirmon vetë klubi vlonjat me një postim në rrjetet sociale, ku prezanton mesfushorin e njohur shqiptarë, për të cilin ditë më parë disa media në vend e kishin lidhur me një transferim të mundshëm te  Struga Trim Lum.

Po si qëndron e vërteta?….

Drejtuesit e Struga Trim Lum as që kanë pasur kontakte me Bathën. Informacione të sigurta pranë “infOSport.mk”, bëjnë me dije se ata mesfushorin nga Shqipëria e kanë kontaktuar verën e kaluar, mirëpo deri te marrëveshja nuk kishte ardhur.

Tashmë kur i njëjti kishte prishur kontratën me ekipin e Al-Najma, nga Arabia Saudite, ka vendosur që të veshë fanellën e Flamurtarit, te e cila skuadër kishte luajtur edhe në sezonin 2018/2019.

Batha është një nga lojtarët më ‘ekspert’ në Superligën shqiptare, aty ku përveç me Flamurtarin, ka luajtur edhe me skuadrat si, Besa e Kavajës, Teuta, Partizani dhe Tiranës, me këtë të fundit u shpall edhe kampion i Shqipërisë në sezonin 2019/2020. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply