Në Dibër ndodh turpi, nikoqirët e Korabit fyejnë në bazë racore lojtarët e Juventus Serava

Të dielën në Dibër në program ishte derbi shqiptarë midis Korabit dhe Juventus Seravës në Ligën e Dytë në Futsal, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse kjo ndeshje duheshe të jetë një festë, ndodhi e kundërta, kjo falë tifozërisë dibrane, e cila në disa momente gjatë ndeshjes fyente në baza racore lojtarët e skuadrës shkupjane të Juventus Seravës.

Këta të fundit lidhur me ndodhitë që ndodhën në palestrën e qytetit në Dibër, kanë dalë me një reagim, duke kërkuar që delegati i këtij takimi ta kryej punën me profesionalizëm, pasi edhe ai ka qenë një ndër dëshmitarët e lojës shumë agresive të lojtarëve të Korabit në parket, e në anën tjetër edhe thirrjeve raciste të tifozëve vendas.

Në vazhdim ju sjellim reagimin e plotë të klubit të Futsalit, Juventus Serava:

Gjatë ndeshjes së djeshme, ajo qfarë ndodhi nga publiku i ekipit të Dibrës Kmf Korabi, ishte e pa pranueshme nga ne si klub.

Ne shkuam me gjithë rrespektin që kishim për kundërshtarët, por për fat të keq ndodhi e kundërta. Ekipi kundërshtar ishte futur me urrejtje ndaj nesh ku çdo prekje të topit nga futbollistët tanë, me agresionin e tyre që kishin mund të pësonin lëndime të rënda.

Të jetosh në shekullin XXI (21) dhe të kesh ofendime për racizëm, kjo është gjëja më e ulët që mund ta mendonim.

Edhe pse kishin rezultat pozitiv, publiku vazhdonte me thirje kundër futbollistëve tanë duke i thirur CIGANI dhe MAJMUNI.

Thirjet vazhdonin përderisa futbollistët tanë rranë moralisht dhe psiqikisht, është edhe më shumë për tu habitur ku çdo fjalë dëgjonte rreferi anësor dhe nuk e ndaloi ndeshjen për asnjë moment, të paktën të kishte dhënë shenjë paralajmërimi për ndalim !

Futbolli është për të gjithë, pa dallim kombi, feje apo nacionaliteti që kanë lojtarët.

Ne shpresojmë që ky mesazh të mos hasë në veshë të shurdhër, ksi lloj ofendime të mos përsëriten në futbollin vendor.

Besojmë që delegati i ktij takimi që ishte do ta kryej punën me profesionalizëm i cili ka parë gjithçka që ndodhi në palestër!

 

Leave a Reply