Pas incidentit të ndodhur dje në takimin e javës së 15-të, të Superligës turke midis Ankaraguxhu dhe Rizespor, kur në fund të takimit fizikisht u sulmua arbitri kryesor, Halil Umut Meler, ministri i Sportit të Turqisë, Osman Ashkin Bak e ka dënuar dhunën, ndërsa ministri i Drejtësisë, Yilmaz Tunç ka thënë se kanë nisur një hetim rreth incidentit.
Po ashtu edhe presidenti i Federatës turke të futbollit Mehmet Buyukeksi, ka dënuar sulmet ndaj arbitrit kryesor të takimit, duke paraljamëruar dënime të ashpra për fajtorët.
“Kjo është një goditje e turpshme për futbollin turk. Të gjithë që janë të përfshirë në këtë incident do të paguajnë çmimin.”, ka thënë Buyukeksi.