Skandal në Turqi, presidenti i Ankaraguxhu grushton arbitrin e njohur turk, Halil Umut (VIDEO)

Një skandal i vërtetë ka ndodhur në elitën e futbollit turk, e që ka të bëjë me ndeshjen e sotme të javës së 15-të, Ankaraguxhu-Rizespor, transmeton “infOSport.mk”.

Me të fërshëllyer fundin e takimit, arbitri i njohur turk që bartë edhe stemën e FIFA-s dhe UEFA-s, Halil Umut Meler, ishte sulmuar nga ana e presidentit të Angaraguxhu, Faruk Koça si dhe dy anëtarë tjerë të kryesisë së kësaj skuadre.

Ndoshta i pakënaqur nga fakti se skuadra e tij pësoi gol në minutën e 7-të, të kohës shtesë dhe në fund nuk arriti deri tek fitorja, Faruk Koça, kishte marrë një vendim të tillë jo mirë të menduar, që është për çdo dënim.

Me siguri se Faruk Koça do të dënohet ashpër nga ana e Komisionit të Disciplinës pranë Federatës turke të futbollit. (infOSport.mk)

 

 

Leave a Reply