Numri një i Struga Trim Lum, Mendi Qyra uron ekipin për titullin kampion vjeshte (VIDEO)

Numri një i Struga Trim Lum, Mendi Qyra ka uruar ekipin e tij për titullin kampion vjeshte në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Ai ka uruar që të gjithë një nga një, duke filluar që nga trajneri, drejtori, dy djemtë e tij Trimin dhe Lumin, e mbi të gjitha futbollistët për këtë sukses të jashtëzakonshëm, që po ndodh dy vite rradhazi.

Duke premtuar kushte edhe më të mira, Mendi QYRA nga e gjithë skuadra kërkoi që të vazhdojë edhe më fuqishëm në pjesën pranverore, duke besuar tek titulli kampion, madje edhe me një diferencë më të madhe ndaj rivalëve kryesor për titull, FC Shkupit dhe Shkëndijës.

Kujtojmë, Struga Trim Lum në 18 xhirot e para të sezonit 2023/24 grumbulloi 39 pikë, një më shumë se FC Shkupi i vendit të dytë, derisa Shkëndija me 35 pikë, përfundoi në pozitën e tretë.

Me shumë gjasa edhe këtë vit do të shohim një garë të fortë për titullin e kampionit mes tre skuadrave më të mira shqiptare në vend. (infOSport.mk)

Leave a Reply