Kampionët në fuqi të Struga Trim Lum, krahas asaj që kishin një orarë të ngjeshur në pjesën e parë të edicionit 2023/24, kjo edhe për shkak aventurës së tyre më të gjatë në Europë, ata në fund i’a arritën qëllimit që të shpallen kampion vjeshe, duke lënë pas vetes dy rivalët e mëdhenj, FC Shkupin dhe Shkëndijën, shkruan “infOSport.mk”.
Pikërisht këto dy skuadra strategu i skuadrës strugane, Shpëtim Duro, i sheh edhe si rival deri në fund të sezonit për titullin e kampionit, edhe pse realisht beson se skuadra e tij është favorite për të dalë sërish kampion.
“Do jetë një rivalitet i fortë mes nesh, Shkupit dhe Shkëndijës, mirëpo në mënyrë absolute mund të them se neve jemi favoritët kryesor. Jemi përsëri kampion vjeshte, edhe përkundër ngakesës së madhe që kishim patur, duke i referuar ndeshjeve të shumta që kemi pasur në Evropë si dhe kalendarit shumë të ngjeshur që kishim. Rivalët tonë nuk e shfrytëzuan këtë moment, ashtu që në fund mendoj se me plotë meritë jemi në vendin e pare.”, ka thënë trajneri Duro. Struga Trim Lum pjesën e parë të sezonit 2023/24 e mbylli në pozitën e parë me 39 pikë, një më shumë se FC Shkupi i vendit të dytë dhe 4 më shumë se Shkëndija, që u pozicionua në vendin e tretë. (infOSport.mk)