FC Shkupi gjenerata U17 që udhëhiqet nga trajneri Alisa Vishi janë shpallur kampion vjeshte në kategorinë e tyre, duke lënë pas vetes Pelisterin, njofton “infOSport.mk”.
Pikërisht skuadra nga Manastiri ishte kundërshtari i tyre i fundit, ndaj së cilës skuadër sot shënuan fitore 2:0, falë golave të shënuar nga Furkan Hirda dhe Omer Hasani.
“Ndeshja e fundit e gjysëm sezonit solli gëzim të madh në mesin tonë, pasi me fitoren e sotme kundër Pelisterit arritëm të shpallemi kampion vjeshtor. Unë i përgëzoj të gjithë futbollistët për angazhimin gjatë gjithë këtij gjysëm sezoni. Puna e palodhshme në fund na u shpërblye me titullin kampion vjeshtor. Premtoj se nuk do të ndalemi këtu, por do të vazhdojmë edhe më fuqishëm, me shpresë se edhe në fund të sezonit do të jemi ne kampionët. Mos të harrojmë neve luajmë edhe në 1/8 e finales, ashtu që në pranverë do të atakojmë të dy titujt. FC Shkupi dhe Çairi meritojnë tituj të këtillë” – u shpreh fillimisht trajneri Alilsa Vishi, i cili këtë sukses e ndanë bashkë edhe me pjesën tjetër të trajnerëve.
“E faleminderojë koordinatorin e klubit Jeton Musliu për kontributin e dhënë, për ndihmën që po e ofron për futbollistët dhe gjithë shkollën e FC Shkupit, poashtu falënderojë edhe gjithë kolegët e Akademisë për ndihmën dhe angazhimin e dhënë” – përfundoi Vishi.
FC Shkupi në 11 ndeshje regjistroi 7 fitore dhe 4 barazime, duke grumbulluar 25 pikë, një më shumë se Pelisteri dhe Rabotniçki që ndajnë vendin e dytë, derisa Shkëndija me 23 pikë renditet në pozitën e katërt. (infOSport.mk)