Referimin skandaloz të Igor Stojçevskit e konfirmon edhe Komisioni i arbitrëve pranë FFM-së

Komisioni i arbitrëve pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë, në analizën e bërë për ndeshjen e javës së 15-të midis Struga Trim Lum dhe Voska Sport, ka konfirmuar shkeljet e bëra nga ana e arbitrit kryesor, Igor Stojçevski, e për të cilat klubi shqiptarë nga Ohri kishte reaguar menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së djeshme të zhvilluar në Strugë.

Gabimet skandaloze të arbitrit në fjalë, klubi i Voska Sport i kishte elaboruar edhe përmes një video materiali.

Tashmë kur edhe Komisioni i arbitrëve ka pranuar gabimet e arbitrit Igor Stojçevski, nga klubi i Voska Sport pyesin publikisht çfarë nëse pikërisht këto pikët e humbura mund të ju kushtojnë shtrenjtë në fund të sezonit.

“A mund të ju jepet fund këtyre referimeve skandaloze, që realisht dëmtojnë imazhin e futbollit elitar në Maqedoni, e që realisht dëmtojnë edhe klubet pjesëmarrëse, pasi me 3 pikë eventuale të fituara nga kjo ndeshje, Voska Sport nuk do të ndodhej në zonën e ftohtë të tabelës së klasifikimit.

Shpresojmë që arbitri Igor Stojçevski të marrë dënimin e merituar dhe të mos përsëriten me skena të këtilla, që vetëm dëmtojnë futbollin në përgjithësi” – thuhet në reagimin e klubit të Voska Sport që dje pësoi disfatë minimale 1:0 nga Struga Trim Lum.

Pas 17 xhirove, Voska Sport ndodhet në pozitën e parafundit me 17 pikë, ndërsa të dielën që vjen në kuadër të xhiros së fundit të stinorit vjeshtor, kjo skuadër në Ohër do të mirëpret Rabotniçkin. (infOSport.mk)

Leave a Reply