Shembull për të tjerët, presidentët e dy klubeve shqiptare, Mendi QYRA i Struga Trim Lum dhe Nefi USEINI i Voska Sport, së bashku me Drejtorin Sportiv të skuadrës kampione, Besart ISAKU dhe disa miq biznesmen të suksesshëm në vendin tonë, pas ndeshjes së zhvilluar sot në qytetin e bukur të Strugës, u ulën në një darkë të përbashkët, duke treguar respektin që kanë mes tyre, pavarësisht rivalitetit sportiv.
Pikërisht këto dy emra të mëdhenj, Mendi QYRA dhe Nefi USEINI, bënë që dy qytetet turistike në vendin tonë, tashmë të njihen edhe si dy qytete futbolli, e mbi të gjitha qytete kampionësh.
Ndryshe, Struga Trim Lum në takimin e sotëm kundër Voska Sport, i vlefshëm për javën e 15-të, shënoi fitore minimale 1:0, duke marrë kryesimin në renditjen tabelare.