Ish trajner i Gostivarit, Derelioğlu bashkë me gruan e tij sulmohen në trafik në Turqi (VIDEO)

Ish-trajneri i Gostivarit dhe njëherit ish futbollist i skuadrës së njohur turke të Beshiktashit, por edhe i kombëtares turke, Oktay Derelioğlu dhe bashkëshortja e tij Başak Derelioğlu janë sulmuar nga disa persona, pas një zënke që kishte shpërthyer gjatë një mosmarrëveshje trafiku në Kadıköy.

Momentet e sulmit janë regjistruar në kamerat e sigurisë, dhe tashmë bëhet e ditur se policia turke ka arrestuar të dyshuarit që kanë sulmuar Derelioğlu dhe gruan e tij.

Oktay Derelioğlu pas këtij sulmi kishte pësuar një frakturë në shpatullë, të cilën gjë e kishte konfirmuar vetë ai për gazetarët turq nga një prej spitaleve në Stamboll: “U rrëzova dhe kam një frakturë në shpatull. Mund të kishim goditur kokën, mund të kishim vdekur nga një hemorragji në tru. Dëshira ime e vetme është që këta njerëz të ndëshkohen. Si mund të ndodhë kjo? Si mund të sulmosh një burrë që as nuk e njeh, e për më tepër kur gruaja e tij është pranë? Çfarë lloj karakteri është ky? Unë dua që ata të marrin dënimin maksimal”.

Kujtojmë në sezonin e kaluar 2022/23, Oktay Derelioğlu, me Gostivarin duke mos pësuar asnjë disfatë si pjesë e Ligës së Dytë, arriti që me këtë skuadër të inkkuadrohet në Ligën e Parë, aty ku për fat të keq nuk e vazhdoi më, pas disa ndryshimeve që u bënë në udhëheqësinë e skuadrës gostivarase.

 

Leave a Reply