18-vjeçari Hadis Tairi gjen golin e parë me fanellën e Struga Trim Lum

Hadis Tairi ka gjetur golin e parë me fanellën e Struga Trim Lum. 18-vjeçari, i cili luan si mbrojtës i krahut të majtë, në takimin e sotëm që skuadra strugane e zhvilloi ndaj Vardarit në Shkup, doli të jetë i pandalshëm, duke qenë një ndër futbollistët më të mirë në terren.

I njëti fillimisht përfitoi penaltinë, përmes së cilës Struga Trim Lum avansoi me golin e Vangjel Zguro, derisa në minutën e 12-të, vetë Tairi arriti që të mposhtë Gaçevskin, duke ngritur në ato momente epërsinë në 2:0.

GOLI I HADIS TAIRIT 

Për Hadisin ishte ky goli i parë në një ndeshje zyrtare me fanellën e Struga Trim Lum, në ndeshjen e tij të 6-të këtë edicion dhe vetëm të dytën si titullarë, dhe me siguri se i njëjti datën e sotme do të mbajë mend gjatë kohë, kjo edhe falë performancës së dhuruar për gjatë 90 minutave.

Në fund, Struga Trim Lum regjistroi fitore 3:1, duke qëndruar lartë në tabelën e klasifikimit dhe duke kërkuar mbrojtjen e titullit të kampionit. (infOSport.mk)

Leave a Reply