Taulant Seferi pa dyshim se është një nga lojtarët më të spikatur tek Kombëtarja shqiptare, bashkë edhe me pjesën tjetër të skuadrës, me të cilët arriti që të shkruaj historinë, duke u kualifikuar në europianin e vitit të ardhshëm.
Së fundmi në një intervistë të dhënë në emisionin “Më Lër të Flas” në “TopChannel” të Shqipërisë, Seferi jep detaje mbi shpërblimet që lojtarët kanë marrrë nga Federeta Shqiptare e Futbollit. Ai shprehet se kanë marrë shpërblime pas ndeshjes me Çekinë, por akoma ato të kualifikimit në Europian.
“Akoma jo…janë duke e ndarë. Çdo ndeshje kemi shpërblimet e ndeshjes, por nuk do flasim me shifra. Presidentin e kemi shumë të mirë që e lëshon dorën. Pas ndeshjes me Çekinë që fituam, na dha 10 mijë euro secilit prej futbollistëve”, – u shpreh Taulant Seferi.