Kombëtaret e Brazilit dhe Argjentinës duhet të zhvillojnë ndeshjen e javës së 6-të në kuadër të eliminatoreve të zonës CONMEBOL. Megjithatë fillimi i këtij takimi është shtyrë, për shkak rrahjes së tifozërive në tribunat e stadiumit legjendar “Marakana”.
Deri te kjo rrahje mes tifozërive erdhi për shkak fërshëllimave të tifozëve vendas ndaj himnit të Argjentinës.
Skenat e pahijshme në tribuna, ku edhe policia ishte e detyruar që të intervenojë, bënë që Messi me shokët e tij të largohen nga fusha e stadiumit dhe të futen brenda dhomave të xhveshjes.
Ndërkohë futbollisttë e kombëtares së Brazilit ndodhen edhe në fushë, bashkë edhe me arbitrët, në pritje nëse ekipi kombëtarë i Argjentinës do të rikthehet dhe do të zhvillojnë ndeshjen e tyre të 180-të në histori. (infOSport.mk)