Argjentina mundi Brazilin midis “Marakanës” (VIDEO)

 

Falë golit të mbrojtësit Otamendi, Argjentina mundi Brazilin në “Marakana” me rezultatin minimal 1:0. Ndeshjen e paralajmëroi një zënkë mes tifozërive të të dyja kombëtareve në tribuna, ashtu që ishte në pikëpyetje nëse e njëjta do të fillojë, mirëpo pas konsultimeve të drejtuesve të COMNEBOL me përfaqësuesit e kombëtares argjentinase, këta të fundit bashkë me Messin sërish u rikthyen në fushë, aty ku edhe arritën të dalin fitues, falë super goli të shënuar nga Otamendi në minutën e 63-të.

Ndeshja nisi me tension të lartë, teksa vetëm brenda 33 minutave të para, brazilianët u ndëshkuan me tre kartonë të verdhë, derisa në pjesën e dytë më te kuq u ndëshkua Xhoelinton, edhe atë vetëm pas 10 minutave të kaluara në fushë, pasi i njëjti në minutën e 72-të kishte zëvendësuar Gabriel Hesus.

Epërsia numerike në fushë në minutat e fundit të takimit, bënë që Argjentina të mos lejojë shumë hapësira për futbollistët brazilian, të cilët nuk është se krijuan edhe ndonjë rast të rrezikshëm para portës së Martinez, i cili në minutën e 5-të, të kohës shtesë ndali goditjen e Endrik.

Në fund fitore minimale për Argjentinën, që me 15 pikë udhëheq renditjen para Uruguait, që ka 13 pikë, ndërkohë Brazili me 7 pikë renditet në pozitën e 6-të.

Këtë fitore argjentinasit e festuan me tifozët e tyre në fund, ndërsa vlen të theksohet se kjo është disfata e parë për Brazilin në përballjet me Argjentinë në kuadër të ndeshjeve eliminatore. (infOSport.mk)

Leave a Reply