Ambasada amerikane ka njoftuar se biznesmeni rus, Sergej Samsonenko, i cili vite më parë kishte në pronëse klubin futbollistik të Vardarit, ndodhet në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ish pronari i “kuqezinjëve”, i cili kishte marrë në pronësi Vardarin në vitin 2014-të, e që në fund e la këtë skuadër me shumë borxhe, ndodhet në listën e zezë të SHBA-ve, për shkak korrupcionit dhe aktiviteteve ilegale, siç thuhet në kumtesën e Ambasadës amerikane.
Përveç dyshes Samsonenko, nga Maqedonia në këtë listë të zezë qëndron edhe emri i Ratka Kunoska Kamçeva, ndërsa gjithsej nga Ballkani bëjnë pjesë 10 persona, edhe atë nga Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.