Pavarësisht sukseseve të Ballkanit, Shkëndija mbetet skuadra më e mirë shqiptare në Europë

UEFA ka publikuar listën më të re të renditjes në nivel klubesh, ku bëjnë pjesë edhe skuadrat nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria, njofton “infOSport.mk”.

Në mesin e 421 skuadrave, bëjnë pjesë edhe 19 skuadra shqiptare, përfshirë këtu 7 nga Shqipëria, 7 skuadra nga Kosova, 4 nga Maqedonia dhe një nga Mali i Zi.

Pavarësisht suksesit të jashtëzakonshëm në dy vitet e fundit të skuadrës kampione të Kosovës, Ballkanit, që dy herë rresht po luan në grupet e Ligës së Konferencës, Shkëndija vazhdon të mbetet skuadra më mirë e ranguar shqiptare. Skuadra “kuqezi” nga Tetova renditet në pozitën e 169-të, duke lënë pas vetes Ballkanin, që renditet në pozitën e 172.

Skuadra e tretë shqiptare më mirë e ranguar në këtë renditje, është FC Shkupi, që mban pozitën e 174-të.

TOP5, mbyllet me Partizanin në pozitën e 200-të dhe Dritën e Gjilanit një pozitë më poshtë.

Pason Laçi në pozitën e 220, pastaj Tirana në vendin e 243 dhe Teuta që renditet në pozitën e 285. Të gjitha skuadrat tjera renditen pas pozitës së 300-të, ndërsa më dobët e ranguar është Egnatia që mban pozitën e 411-të.

Vlen të theksohet se në këtë renditje, skuadra kampione e Maqedonisë, Struga Trim Lum ka bërë lëvizjen më të madhe pozitive nga viti i kaluar, duke ecur para plotë 90 pozita dhe nga pozita e 417-të, tashmë renditet në pozitën e 327-të, duke u bërë kështu forca e tretë nga Maqedonia.

Leave a Reply