Broja në janar largohet nga Çelzi, por jo nga Anglia!

Armando Brojës iu deshën vetëm pak minuta në fushën e lojës pas kthimit nga dëmtimi që të bëhet protagonist për skuadrën e Çelzit, por edhe në merkato.

Vetëm tre ditë pas paraqitjes së tij vendimtare në minutat e fundit të barazimit 4:4 mes Çelzit dhe Mançester Sitit, ku ai fitoi penallti, emri i sulmuesit shqiptarë ka filluar të qarkullojë përsëri në mediat britanike.

Uest Hem ndjek prej kohësh sulmuesin shqiptar dhe fakti që ky i fundit kërkon hapësira, mund të kthejë në janar përsëri në dyert e Çelzit trajnerin, Dejvid Mojs.

Ai pëlqen Brojën dhe nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për ta pasur në skuadër, teksa në verën e vitit 2021, bëri një ofertë prej rreth 30 milionë sterlina për lojtarin.

Asokohe Çelzi i drejtuar nga Tuhel i tha “jo” ofertës së tij dhe Broja mbeti te “blutë” pa iu gëzuar shumë atij sezoni pasi pësoi në dëmtim të rëndë në gju.

Me kthimin në fushë, “Football London” raporton për rizgjimin e interesit të Uest Ham për lojtarin e Kombëtares shqiptare.

Leave a Reply