Maqedonia deri 21 vjet startoi përgatitjet për ndeshjet me Gjeorgjinë dhe Austrinë

Përfaqësuesja e të rinjëve të Maqedonisë deri 21 vjet në nëntor e presin dy ndeshje shumë të rënda kundër reprezentacioneve të Gjeorgjisë dhe Austrisë.

Me 16 nëntor forcat do ti masim me Gjeorgjinë në terren vendas në kuadër të xhiros së katërt të eliminatoreve për kualifikim në KE 2025, që do të mbahet në Sllovaki, ndërkohë 5 ditë më vonë, do të përballemi me Austrinë në terren mysafir në një ndeshje kontrolluese që do të zhvillohet në Ried.

Në prag të këtyre dy ndeshjeve, ekipi përfaqësues shpresa nën drejtimin e seleksionuesit Dragi Kanatllarovski, prej sot edhe zyrtarisht ka nisur përgatitjet me shpresë se do të ju rikthehen fitoreve dhe se do të mundin Gjeorgjinë në Shkup, por njëkohësisht do të nxjerrin një rezultat pozitiv edhe në kontrolluesen ndaj Austrisë.

 

 

Leave a Reply