Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë në muajin nëntor vazhdon me ndeshjet eliminatore të vlefshme për Kampionatin Europian të vitit 2025, që do të mbahet në Sllovaki.
Seleksionuesi i shpresave të vendit, Dragan Kanatllarovski, ka shpallur listën e lojtarëve të thirrur për ndeshjen kundër Gjeorgjisë, në shtëpi në kuadër të xhiros së katërt kualifikues nga grupi “C” dhe për ndeshjen kontrolluese me Austrinë në transfertë.
“Na pret një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë kundër Gjeorgjisë dhe duhet të luajmë me cilësi dhe përqendrim gjatë gjithë 90 minutave. Bëhet fjalë për një përfaqësim cilësor dhe solid. Në ciklin e tetorit patëm një disfatë të papritur nga Moldavia, në këtë ndeshje shkojmë për fitore dhe për të qëndruar në lojë për vendin e dytë në grup.” – shprehet Dragi Kanatllarovski, i cili në ndeshjen me Gjeorgjinë do të vuaj edhe mungesën e njërit ndër futbollistëve më të mirë në skuadër, Behar Feta.
“Po përballemi me probleme të caktuara në kuadrin e lojës, posaçërisht jemi dobësuar nga mungesa e Behar Fetës për shkak të lëndimit. Andrej Stojçevski do të mungojë për shkak të kartonave, ndërsa Mario Riçkov është një tjetër futbollist që nuk do të mund të vihet në dispozicion për shkak të lëndimit. Kemi tre lojtarë të rinj Dimitrij Popovski, Ardian Çilafi, Fisnik Isaki. Besoj se do të sjellin energji dhe cilësi të mirë në ekip.” – thotë Kanatllarovski, i cili në ndeshjen kontrolluese kundër Austrisë do të ju jap mundësinë edhe atyre futbollistëve me më pak minutazh.
“Kemi edhe një ndeshje të dytë me Austrinë ku do të garojmë dhe do t’u japim një shans atyre që kishin më pak minuta në eliminatore.” – përfundoi Kanatllarovski.
Maqedonia U21 edhe pse i nisi mirë këto eliminatore me fitoren ndaj Suedisë në transfertë, aktualisht ndodhet në pozitën e parafundit në grupin “C”, me vetëm 3 pikë të tubuara nga gjithsej 3 ndeshje. Sa i përket kundërshtarit të rradhës, Gjeorgjisë, kjo skuadër me 7 pikë nga 4 ndeshje të zhvilluara renditet në pozitën e tretë. (infOSport.mk)
Në listë janë futbollistët e mëposhtëm:
PORTIER: |
Marko Alçevski – Brera Strumicë, Stefan Mitrev – Kozhuf, Ivan Nikoloski – Pobeda |
MBROJTËS: |
Dimitrij Popovski – Sileks, Stefan Despotovski – Rabotniçki, Reshat Ramadani – Dinamo Kiev, Imran Fetai – Tikvesh, Andrej Stojçevski – Zhilina, Viktor Krstevski – Gostivar |
MESFUSHORË: |
Ivan Nikolov – Sonderijske, Ardian Çilafi – Sampdoria, Hamza Ramani – Shkupi, Luka Stankovski – Gaziantep, Aleks Zlatkov – Shkupi, Dimitar Todorovski – Rabotniçki, Matej Angelov – Rabotniçkim Vane Krstevski – Brera Strumicë, Berat Kalkan – Karshijakë, Fisnik Isaki – B93, Metodi Maksimov – Shkëndija, Hristijan Georgievski – Struga Trim Lum |
SULMUES: |
Mario Ilievski – Kishvarda, Luan Abazi – Shkupi, Dimitar Trajkov – Brera Strumicë |