Është sërish ai, sërish talenti 17-vjeçar, Altin Aliji, që përkujdeset për fitoren e rradhës së Makedonija GJ.P në ndeshjet e Kupës, këtë herë në ndeshjen çerekfinale kundër Sileksit, shkruan “infOSport.mk”.
Aliji kishte shënuar edhe kundër Vardarit në ndeshjen e 1/8 së finales, kur vetëm pas disa sekondave që ishte inkuadruar në lojë nga bankina, kishte realizuar golin e vetëm dhe të fitores ndaj rivalit lokal.
Po i njëjti, sot shënoi sërish golin e vetëm dhe të fitores ndaj Sileksit, duke bërë që tashmë edhe pse vetëm 17-vjeç, të jetë një ndër shtyllat kryesore të skuadrës së Makedonija GJ.P, kur është në pyetje reparti i sulmit.
Ndryshe, për Alijin takimi i sotëm ishte gjithsej i 12-ti këtë edicion, pasi 10 ndeshje ka zhvilluar edhe në kampionat, aty ku ka realizuar vetëm një gol, atë kundër Bregallnicës në Shtip, kur ndihmoi skuadrën e tij të shënojë fitore 3:2. (infOSport.mk)