Shkëndija nuk dinë për fitore në Strugë!

Të dielën në elitën e futbollit vendor, java e 13-të solli super derbin shqiptarë midis kampionëve në  fuqi të Struga Trim Lum dhe Shkëndijës. Kjo ndeshje plotësoi të gjitha kushtet për një derbi, ndeshje kjo që rezultoi të jetë shumë e luftuar, me plotë 13 kartonë të verdhë, një të kuq dhe tre gola të shënuar.

Edhe përkundër avantazhit 1:0 të Shkëndijës, në fund Struga Trim Lum regjistroi fitore 2:1, duke regjistruar kështu fitoren e 6-të në përballjet ndaj Shkëndijës nga gjithsej 13 ndeshje të zhvilluara.

Ndeshja e së dielës në Strugë, ishte e 6-ta mes këtyre dy skuadrave, me Struga Trim Lum që regjistroi fitoren e tretë, derisa 3 ndeshje janë mbyllur me barazime. Në këtë mënyrë Shkëndija vazhdon të mos shijojë aromën e fitores në stadiumin e qytetit në Strugë, aty ku këtë edicion janë dorëzuar edhe skuadrat si, Vardari, Sileksi, Rabotniçki, Tikveshi dhe Gostivari. (infOSport.mk)

Leave a Reply