Besart Ibraimi edhe pse në moshë 36-vjeçare, i njëjti vazhdon të jetë mbret i golave në futbollin vendor. Sulmuesi i Struga Trim Lum në takimin e sotëm përballë Vardarit, që po zhvillohet në këto momente në Strugë, në minutën e 56-të i siguroi avantazhin skuadrës strugane.
Ky gol ndoshta edhe nuk përbënë lajm, pasi Struga Trim Lum shihet si favorit absolut ndaj fenerxhiut Vardarit, që në Strugë si duket ka udhëtuar vetëm për tu mbrojtur. Lajm përbënë ekzekutimi dhe mjeshtëria e Besart Ibriamit e shfaqur para portës së “kuqezinjëve”.
Ibraimi fillimisht me mjaft klas u lirua nga Brdarovski, duke e dërguar për të blerë “burek”, që më pas të shtrijë për tokë portierin Gaçevski, teksa në momentin final u fitua përshtypja, sikur Ibraimi po e pyste në cilën anë dëshiron të të shënojë. (infOSport.mk)