Qatip Osmani së bashku me ndihmësin e tij, Bashkim Livoreka edhe zyrtarisht nisën punën te skuadra e Vllaznisë së Shkodrës, që garon në Superligën e Shqipërisë, njofton “infOSport.mk”.
Osmani në këtë post te skuadra shkodrane do të zëvendësojë Migen Memellin, i cili u shkarkua ditë më parë për shkak rezultateve të dobëta. Memelli nuk përmbushi pritshmëritë e drejtuesve shkrodran, pasi grumbulloi vetëm 12 pikë në 10 javë, duke krijuar shumë tension me disa prej futbollistëve.
Kjo bëri që palët të ndajnë rrugët, ndërsa tashmë me Osmanin në krye, nga tabori i Vllaznisë do të kërkojnë të këndellen dhe të synojnë vendet që sigurojnë Europën.
Sterategu tetovar, ka një eksperiencë të madhe në futbollin e Maqedonisë, aty ku ka drejtuar skuadrat si Renova, FC Shkupi dhe Shkëndijën e Tetovës, me të cilën skuadër ka fituar edhe 5 trofe.
Kjo do të jetë eksperienca e parë në Shqipëri për Qatip Osmanin, që do të provojë të bëjë rezultate të mira edhe me skuadrën e Vllaznisë nga Shkodra, që aktualisht në Superligën shqiptare renditet në pozitën e 7-të me 12 pikë të tubuara.
Osmani bashkë me asistentin e tij, Livoreka, gjatë ditës së sotme zhvilluan edhe stërvitjen e parë me skuadrën e tyre të re, ndërsa debutimin do të kenë me datë 1 nëntor në ndeshjen si vendas kundër Erzenit. (infOSport.mk)