Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në kampionatin elitar të Britanisë së Madhe në hokej, ku amerikani 29-vjeçar Adam Xhonson, humbi jetën pas një incidenti të tmerrshëm gjatë ndeshjes që po zhvillonte me skuadrën e tij, Notingham Panters.
Xhonson u përplas me një lojtar kundërshtarë të Shefilld Stilers, me ç’rast menjëherë u përplas në tokë, pasi i njëjti ishte goditur në fyt nga pjesa e mprehtë e patinës.
Kjo bëri që të alarmoheshin të gjithë në palestër, derisa gjithë lojtarët derisa po qëndronin për rreth tij dukeshin shumë të dëshpëruar nga gjithë ajo që shihnin me sytë e tyre.
Pasi iu dha ndihma e parë, Xhonson me urgjencë u dërgua në spital, mirëpo në pamundësi për të shpëtuar jetën e tij, mjekët konstatuan vdekjen e hokeistit amerikan, i cili më parë kishte luajtur edhe në NHL ligën në SHBA.